Fabregas largohet nga Monaco

Juventus i vë ultimatum Di Marias

Cesc Fabregas, i ka dhënë fund karrierës së tij në Monaco. Mesfushori 35-vjeçar spanjoll i thotë lamtumirë klubit pas tre sezonesh e gjysmë.

Sezonin e kaluar, Fabregas luajti vetëm 116 minuta në pesë ndeshje. Përveç kësaj, ai luajti 42 minuta në një lojë për ekipin B, përcjell ORAinfo.

Juventus i vë ultimatum Di Marias

Ishte në janar 2019 kur ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës i dha fund kohës së tij në Chelsea për të filluar një aventurë të re në futbollin francez nën drejtimin e Monakos./ORAinfo/