Ferat Shala alarmon se rryma mund të shtrenjtohet sërish: Qeveria të reagojë

Shala: Rryma mund të shtrenjtohet sërish, Qeveria të reagojë.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar se çmimi i energjisë elektrike për qytetarët mund të rritet sërish.

Shala tha se çmimi në tregun e energjisë elektrike po rritet dhe theksoi se “KEK-u aktualish është para kolapsit”.

Shala i propozoi Qeverisë, ndër tjerash, që ta largojë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike.

Ai propozoi po ashtu krijimin e një fondi për subvencionim të konsumatorëve.

“PDK-ja është thellësisht e brengosur dhe shpreh shqetësimin e saj që në këtë mungesë të reagimit të Qeverisë, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të përballen me një rritje tjetër të çmimeve, e cila do të jetë e papërballueshme”, tha ai.

Shala tha se “Qeveria duhet të marr masat e shpejta dhe të duhura për ta menaxhuar situatën në muajt e ardhshëm”.