Feronikeli ia vahdon kontratën Afrim Tovërlanit

“15 mln dollarë për COVID-19”, ish-deputeti i PD: Qeveria po shpërdoron fondin e Bankës BotëroreTovërlani e vazhdon kontratën me Feronikelin. Afrim Tovërlani e ka vazhduar kontratën në stolin e Feronikelit për të paktën edhe një vit tjetër, njofton klubi nga Drenasi. Tovërlani u emërua trajner i Niklit në fillim të marsit, duke e zëvendësuar Agim Sopin e shkarkuar dhe kishte kontratë vetëm deri në përfundim të këtij sezoni. Feronikeli e mbylli sezonin në pozitën e pestë në Ipko Superligë me 47 pikë nga 33 ndeshje. Por klubi nga Drenasi ka vendosur t’ia vazhdojë atij kontratën për një sezon të plotë të paktën. Tovërlani, i cili është ndër trajnerët më të trofeshëm në vend, tha se besimi që ia ka ofruar klubi e ka vazhduar kontratën. “Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit”, tha Tovërlani për uebsajtin e klubit. “Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa, përfundoj Toverlani”, shtoi ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !