‘Feshesë’ e madhe te Chelsea, Tuchel pritet t’i largojë nëntë futbollistë


Spastrim te Chelsea, Tuchel pritet t’i largojë nëntë futbollistë.

Chelsea pritet të ndryshojë tërësishtë për edicionin e ri.

Skuadra londineze ka bërë transferime të mëdha në verën e vitit të kaluar, por pa arritur të jetë skuadër pretendente për titull në Ligën Premier.

Pas shkarkimit të trajnerit Frank Lampard, drejtimin e klubit e mori Thomas Tuchel i cili e ka nisur mjaftë mirë.

Trajneri gjerman pritet të bëjë disa ndryshime për edicionin e ri, ku do të largojë plot nëntë futbollistë nga skuadra.

I pari në listën e largimeve është portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga i cili nuk pëlqehet nga Tuchel dhe nuk është më një titullar pas ardhjes së Mendyt.

Në listën e largimeve janë edhe mbrojtësit Emerson Palmieri, Fiayko Tomori si dhe gjermani Antonio Rudiger.

Mesfushori italo-brazilian Jorginho gjithashtu është në listën e largimeve, derisa nga ky repart prtiet të largohen edhe Ruben Loftus-Cheek e Ross Barkley të cilët janë të huazuar te Fulham respektivisht Aston Villa.

Dy emrat tjerë që do të largohen nga Chelsea janë edhe sulmuesit Michy Batshuayi dhe Tammy Abraham.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...