Fillimi i Gjikos dhe Elitës ishte klasik, dyshja rikthehen në kohë

Fillimi i Gjikos dhe Elitës ishte klasik: Ajo nuk ia varte hiç.

I ftuar në “Prive”, në rubrikën “5 data”, Gjiko e ka folur për 21 korrikun e vitit 2017, kur ka takuar Elitën. Njohja e tyre siç tregon reperi nisi në prapaskenat e një koncerti të tij.

“Shumë njerëz dhe Elita, mendojnë se unë jam hajgarexhi, por në jetë reale jam pak më serioz. Në intervistat në emisionin e saj, nuk vinte vetë, dërgonte gazetare tjetër, dhe mua më kapi inati”, tha reperi.

Më pas ai i ka kërkuar që një prej intervistave t’ia bënte Elita, e cila më në fund e pranoi. Më pas pati një takim të parë që nuk zgjati shumë, pasi sipas Gjikos koha iku pa u kuptuar.

Ai ka treguar se si ia ka bërë të qartë direkt pas disa daljeve të para se nuk donte të ishte miku i saj, por më shumë se aq.

Lajme me shume...