Fillon takimi Lajçak- Kurti


I jepet lamtumira e fundit ish-Myftiut të Kosovës, Rexhep Boja

Lajçak shkon në qeveri, nis takimin me kryeministrin Kurti.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës e ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë.

Lajçak ka pasë një takim paraprakisht me zyrtarët europianë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Emisari i BE-së për dialogun do të qëndrojë në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve./klankosova


Mundesia me shume...
Pamje me shume...