Finlanda konfirmon se do të aplikojë që t’i bashkohet NATO-s

Çfarë është këshilli i Evropës dhe çka do të përfitoj Kosova po u anëtarësua në këshill

Finlanda duhet të aplikojë për t’iu bashkuar NATO-s dhe atë pa vonesa, ka thënë presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin të enjten.

Krerët e Finlandës kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me aplikimin në NATO. Është ndryshim i madh i politikës në Finlandë që u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës.

Finlanda, që ndan 1300 kilometra vijë kufitare me Rusinë, më herët nuk kishte menduar t’i bashkohet NATO-s.

Krerët e Finlandës kanë bërë thirrje që të merren gjitha hapat për anëtarësim dhe atë sa më shpejt.

“Gjatë pranverës, është mbajtur një diskutim i rëndësishëm për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO. Është dashur kohë për t’i lënë parlamentit dhe gjithë shoqërisë civile që të japin qëndrimin për këtë çështje. Është dashur kohë për të pasur kontakte të ngushta me NATO-n dhe shtetet anëtare të saj, si dhe me Suedinë. Kemi dashur t’i japim debatit kohën që duhej. Tash që është afruar momenti i vendimmarrjes, ne shprehim qëndrimin tonë të përbashkët, anëtarësimi në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës. Si anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte gjithë aleancën mbrojtëse. Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesa. Ne shpresojmë që hapat e nivelit nacional që duhet ende të merren për të realizuar këtë vendim merren shpejt brenda pak ditëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.