Fituan kundërligjshëm 100 mijë euro, vihen në pranga dy persona

Daciq thotë se Kosova i ka siguruar votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Dy persona janë vënë në pranga sot nga Policia e Kosovës.

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot personat me inicialet S.D. dhe A.D., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas policisë, gjatë vitit 2021, pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari A. D. është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes ndërsa i dyshuari S. D. me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.