Fjalët e para të Armend Mujas për Albin Kurtin, pas aderimit në VV

Armend Muja i thotë disa fjalë për Albin Kurtin, pas aderimit në VV.

Armend Muja i ka thënë disa fjalë pas aderimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është i bindur se Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë garancia e vetme për ndryshim në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë – aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara. Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshem për Kosovën dhe shqiptarët.

Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si Kryeminister të jetë kokëulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si Kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës Nevojitet ilaç i shpejtë kundër pandemisë, papunësisë dhe krimit. Na duhet paqe e brendshme dhe kontributi i të gjithë diasporës për ecje me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Kosova do ti kthehet fitoreve.

Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë. Për mua është nder dhe përgjegjësi të jem një pjesë e këtij rrugëtimi.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !