Fjalimi i Putinit, ja çfarë mbështetje ofroi

BE-ja në Kosovë: E ardhmja e Kosovës është në Union

Edhe pse disa ishin të frikësuar se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të ushtrisë në fjalimin e tij të Ditës së Fitores, kjo nuk ndodhi, shkruan news.sky.com.

As madje nuk shpalli as fitoren e trupave rusë, siç e kishin parashikuar disa. Megjithatë, presidenti tha se do të ofronte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pohim i humbjeve të forcave ruse.

Putini tha se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.

Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Putin mbajti një minutë heshtje për ushtarët e rënë duke thënë se “operacioni ushtarak special” i Rusisë në Ukrainë, ishte një masë e nevojshme.

Ai tha se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.