Fjolla përfundon në spital, dalim pamjet

Fjolla Morina, ka përfunduar në spital.

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, këngëtarja është shtruar në spital dhe ka ndarë disa pamje në Instastory, ku shihet e bija teksa i qëndron te koka. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Fjollën, por ajo shfaqet me infuzion dhe shumë e lodhur.

Kujtojmë që këngëtarja është komentuar prej disa javësh për ndarjen nga biznesmeni, Fisnik Syla dhe tashmë për nisjen e një romance të re.

Gjithçka nisi nga disa foto, ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre.