FOTO/E përplasi për vdekje me makinë e tij luksoze, arrestohet djali i biznesmenit grek, që vrau inxhinierin shqiptar


Një 19-vjeçar, i biri i një biznesmeni të njohur në Greqi, është arrestuar si autori i aksidentit të rëndë në Ekali të Athinës, ku humbi jetën një 25-vjeçar, personi që shihni në foto, me profesion inxhinier.

Aksidenti ndodhi më 17 dhjetor, ndërsa i riu shqiptar po kthehej me motor nga puna, kur u godit nga mjeti luksoz Mercedes GLE, që drejtohej nga djali i biznesmenit, pronar anijesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 19-vjeçari po kthehej nga palestra dhe ka injoruar sinjalistikën që i kërkonte të ndalonte, duke ecur me shpejtësi në drejtim të shqiptarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në polici ai ka pranuar se është autori i aksidentit, ndërsa tha se nuk e kishte parë shenjën që i kërkonte të ndalonte.

The post FOTO/E përplasi për vdekje me makinë e tij luksoze, arrestohet djali i biznesmenit grek, që vrau inxhinierin shqiptar appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !