Fotoja po bën xhiron e rrjetit, momenti i sikletshëm mes Macron dhe Zelenskyt

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti një vizitë nga liderët francezë, gjermanë dhe italianë.

Por kjo foto e Zelenskyt me presidentin francez Emmanuel Macron po bën xhiron e mediave sociale, duke qenë se duket mjaft i sikletshëm.

Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër gjatë konfliktit me Rusinë.

Megjithatë, udhëtimi në Kiev synohej si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën./Bota Sot