Franca propozon karantinim për të gjithë vizitorët, një tjetër pengesë për industrinë e turizmit

Mesazhi i kryeministrit Conte për italianët: Nis faza e dytë, ja çfarë na pret

Mesazhi i kryeministrit Conte për italianët: Nis faza e dytë, ja çfarë na pret

Një nga masat që qeveria e Francës po mendon të marrë për të parandaluar COVID-19 është edhe karantinimi i detyrueshëm për rreth 14 ditë për vizitorët nga jashtë. Ligji do të paraqitet në parlament këtë javë.

Nëse miratohet, ligji do të nënkuptonte se kushdo që mbërrin në Francë do të izolohej edhe nëse nuk tregojnë simptoma të Covid-19. Ata që tregojnë simptoma ose që testojnë pozitivë për virusin mund të vendosen në izolim të detyrueshëm deri në 30 ditë.

Vendimi i së shtunës, i cili nuk tregoi kur hotelet, restorantet dhe kafenetë lejohen të rihapen, zhgënjeu sektorin francez të turizmit, tashmë i goditur nga anulimet dhe pasiguria. Franca është destinacioni numër një në botë turistik, me më shumë se 89 milion vizitorë në vit.

Olivier Véran, ministri francez i shëndetësisë, tha: “Kjo karantinë do të vendoset për këdo që arrin në tokën franceze. Do të prekë kryesisht francezët dhe ata që banojnë normalisht në Francë që kthehen në shtëpi nga jashtë.”.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !