Frika nga COVID-19, më shumë se 300 mijë britanikë lënë duhanin

Serbia injoron koronavirusin/ Vuçiç heq gjendjen e jashtëzakonshme dhe çon popullin në votime

Serbia injoron koronavirusin/ Vuçiç heq gjendjen e jashtëzakonshme dhe çon popullin në votime

Më shumë se 300 mijë persona në Britaninë e Madhe e kanë lënë duhanin gjatë krizës së koronavirusit për shkak të dëshmive se duhanpirja i bën ata më prekshëm ndaj virusit.

Një studim i kryer tregon se rreth 550 mijë persona janë përpjekur që ta lënë duhanin, ndërsa 2.4 milionë e kanë pakësuar, referuar studimit të përbashkët YouGov dhe grupit “Aksioni për duhanpirjen dhe shëndetin”.

Në sondazh morën pjesë 1004 persona, dhe përfundim ishte se 2% e duhanpirësve kanë hequr dorë të shqetësuar se sëmuren, 8% tentuan ta linin duhanin, 36% kanë ulur sasinë e cigareve dhe 27% ka më shumë të ngjarë ta lënë duhanin.

Prej kohësh është i njohur fakti që duhanpirësit kanë dëmtime më të mëdha në mushkëri sesa jo duhanpirësit, pasi katrani, nikotina dhe substanca të tjera bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !