‘Fshesë’ e madhe e Mourinhos te Roma, largon plot 20 futbollistë

Strakosha po transferohet te ekipi i madh italian

Mourinho me fshesë në dorë, ka larguar plot 20 futbollistë që nga ardhja e tij në Romë.

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës në verën e vitit 2021 dhe synon që të këtë sukses me këtë skuadër.

Përkundër që nuk është në garë për titullin e kampionit, Mourinho po synon që ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për vitet e ardhshme.

Por që nga ardhja e tij në Romë, Special One ka larguar shumë futbollistë që nuk ishin të nevojshëm në klubin kryeqytetas.

Disa nga futbollistët e larguar nuk luanin kurrë, por që paguheshin mirë dhe refuzonin largimin nga Olimpico.

Megjithatë fshesa e Mourinhos ka qenë e madhe nga Roma, pasi tekniku portugez ka larguar plot 18 futbollistë.

Alessandro Florenzo, Pau Lopez, Cengiz Under, Borja Mayoral, Mirko Antonucci, Steven Nzonzi, Pedro, Edin Dzeko, Bruno Peres, Juan Jesus, Federico Fazio, Justin Kluivert, Gonzalo Villar, Bryan Reynolds, Riccardo Calafiori, Robin Olsen, Ante Coric, Javier Pastore, Antonio Mirante dhe Zan Celar janë të larguarit e Konferencë

Disa nga lojtarët janë huazuar në ekipe të ndryshme derisa disa të tjerë janë shitur përfundimisht.

Pas largimeve të shumta, Special One ka arritur që në ekipin e parë t’i marrë disa nga lojtarët e rinj të akademisë si Filippo Tripi, Edoardo Bove, Nicola Zalewski, Ruben Providence dhe Afena-Gyan ku disa nga ta tanimë kanë debutuar në Serie A e Ligën e Konferencës.

Pasi triumfi në kampionat duket thjeshtë i pamundur, Special One synon që me Romën të fitojë trofetë tjerë si Liga e Konferencës ose Kupa e Italisë.