Manchester United ka në plan t’i largojë disa lojtarë gjatë afatit të verës.
‘Djajtë e Kuq’ janë kërkim të përforcimeve të tjera, por paraprakisht duhet të shesin disa lojtarë, ose t’i huazojnë.
Në listën për t’u larguar janë gjashtë emra, bën të ditur e përditshmja angleze ‘Dailymail’.
Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Axel Tuanzebe, Ethan Laird dhe Phil Jones janë emrat që s’bëjnë pjesë në planet e Erik ten Hag.
United ndërkohë po punon shumë për të siguruar transferimin e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.