Sara Hoxha, tashmë është emër i njohur në show-bizin shqiptar.
Ajo tashmë është nuse e Kosovës, sepse muaj më parë konfirmoi që është në lidhje me reperin e famshëm, Ledri Vula, shkruan ORAinfo.
Të dy, tashmë ka një gëzim në jetën e tyre, sepse vajza e tyre, Poem Blu i ka mbushur me shumë lumturi.
E dje Sara ka festuar ditëlindjen e saj, me ç’ rast ka organizuar një mbrëmje me muzikë e argëtim ku ka pasur shumë të ftuar të njohur.
E gjatë prerjes së tortës, Sarës i ka ndodhur e papritura.
Dikush nga familjarët e saj e ka ‘goditur’ atë me tortë në fytyrë.
Këtë moment të ëmbël e ka publikuar vet Sara në Instagram, duke i falëndëruar të gjithë për emocionet e dhuruar në ditëlindjen e saj. /ORAinfo/