Galliani tregon se si e kishte bind Ancelottin për Milanin

Tifozët e Milanit duhet të presin ‘surpriza’ nga merkato

Galliani zbulon prapaskenat se si e “rrëmbeu” Ancelottin nga Parma.

Ish-drejtori gjeneral i Milanit, Adriano Galliani, zbulon se si ai e kishte ‘vjedhur’ Carlo Ancelottin nga Parma në vitin 2001 dhe natyrisht kjo përfshinte ushqim dhe pije.

Strategu tashmë kaloi disa vite të karrierës së tij si lojtar në Milan nga viti 1987 deri në pensionimin e tij në 1992.

Më pas, ai ndoqi ish-trajnerin e kuqezinjve, Arrigo Sacchi, si ndihmës i tij me skuadrën e Italisë deri në vitin 1995, përpara se të dilte vetë si trajner.

Pas periudhave me Reggiana, Parma dhe Juventus, ai dukej i vendosur për një rikthim në “Stadio Tardini” në nëntor 2001 derisa Galliani ndërhyri.

“Ancelotti do të shkonte në vendin e Calisto Tanzit për të nënshkruar me Parmën në vitin 2001”, deklaroi Galliani për revistën Corriere della Sera Sette.

“Në Milan, ne vendosëm të ndryshonim trajner, kështu që thirra Ancelottin. Ai më tha se tashmë ia kishte dhënë fjalën Tanzit”.

“Të nesërmen në mëngjes, shkova në shtëpinë e Carlos. Ishte hera e parë në jetën time që hamë mëngjes me Lambrusco, proshutë culatello, sallam dhe djathë Parmigiano. Ne e bindëm atë”, ka shtuar më tej ai.

U dëshmua se ishte rruga e duhur e karrierës, sepse Ancelotti qëndroi te Milani deri në vitin 2009, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, një titull në Serie A, dy Superkupa Evropiane, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Ancelotti është tani në Real Madrid dhe këtë sezon u bë trajneri i parë në histori që fitoi të pesë titujt kryesorë të ligës evropiane, si dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.