Gashi: Kam frikë për frikën që po e shfaq kryeministri Kurti

Deputetët e LDK-së kërkojnë sqarime, rezoluta e prezantuar nga Kurti mban firmën e Mimoza Kusarit

Arben Gashi akuza kryeministrit Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka lëshuar disa kritika në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës që po mbahet për referendumin e Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Gashi ka thënë se njëra nga këta pikat i është dukur epike, ku fillimisht e kritikoi atë që nuk është shpërndarë më herët tek deputetët rezuluta në fjalë.

“Vet kryeministri e ka shkelur që në fillim që tha një rezolutë të përbashkët e që prezantoi një Rezolutë që ne nuk e kemi. Akoma nuk e kemi në posedim. E lexoj kryeministri por besoj që pak nga ne mbajnë në mend se çfarë tha kryeministri, përveç një pike që mu duk pak më epike si pikë, ku kryeministri tha që Kuvendit t’i kërkojë kryeministrit që ta zbatojë Kushtetutën”, tha ai.

Deputeti i LDK-së tha se LDK është aty për të diskutuar për tema të interesit nacional.

“Nuk ka kurrfarë sensi dhe kuptimi kryeministër. Por ne jemi këtu për të diskutuar për çështje me interes shtetëror dhe nacional. Kur bëhet fjalë për këto diskutime ne jemi këtu të gjithë dhe kjo është një nga temat që ne jemi krejt bashkë dhe do të duhej që të ishim krejt bashkë, port çështja është se si të veprojmë drejtë”, tha ai.

Tutje, Gashi ka thënë se nga mënyra se si është draftuar Rezuluta e hartuar ai po tingëllon i frikësuar, i dobësuar.

“Të them të drejtën kjo është detyrë e kryeministrit. Kryeministri e ka për detyrë, obligim kushtetues, ligjor dhe politik që të veprojnë. Ka nevojë që të ketë një ombrellë nga Kuvendi , hajde ta diskutojmë këtë draft-rezolutë të shohim cilat janë pikat, të shtojmë edhe pikat e tona dhe t’ia japim atë mbështetje. Nuk po dalë këtu që ta dobësojë kryeministrin. Nga mënyra se si tingëllonte e draftuar Rezoluta e hartuar nga kryeministri, tingëllonte i frikësuar, i dobësuar. Ka nevojë për këtë trimërinë nga Kuvendi, këtu jemi dhe mundemi me ja dhënë”, ka thënë ai.

Gashi tha se ka frikë për frikën që po shfaq kryeministri Kurti në këtë rast ku po ashtu i ka thënë që ai nuk është kryeministër me korrespodencë prandaj duhet të jetë në krye të detyrës.

“Nuk ka arsye që Parlamenti ta bëjë punën tënde. Nuk je kryeministër me korrespodencë, por je kryeministër i rregullt në të gjitha raste për të gjitha çështjet që të ngarkojnë me ligj dhe Kushtetutë. Këto janë detyrat e tua kushtetuese. Kryeministër po kam frikë për frikën që po reflekton sot ti në Kuvend”, tha ai.

Lajme me shume...