Gazi lotsjellës në Kuvend, dalin para gjykatës Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Para Gjykatës të njejtit janë deklaruar të pafajshëm.

Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Në aktakuzën e ngritur me 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...