Gërmia vendi i preferuar i qytetarëve për të kaluar një ditë fundjave


Parku i Gërmisë – vend i preferuar i qytetarëve për të kaluar një ditë fundjave.

Parku Nacional i Gërmisë në kryeqytet vazhdon të jetë vend i preferuar i shumë qytetarëve për të kaluar një ditë fundjave.

Përveç pamjes mahnitëse që ky Gërmia ka gjatë verës, sot qindra qytetarë kanë dal ta shikojnë edhe bukurinë që ia jep kësaj pjese të Prishtinës, borë e cila është pothuajse e shkrirë.

Megjithë kënaqësitë që t’i jep e gjitha ajo që shihet në Gërmi, se ende ka nevojë për investime në infrastrukturë, pasi aty disa stazë për ecje janë të pa asfaltuara.

Parku ka një sipërfaqe prej 1126 hektar dhe është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987, që thuhet se e vizitojnë rreth 1 milionë vizitor në vit.

Mbi 75 % e sipërfaqes së Parkut të Gërmisë është e mbuluar me pyje mjaftë të ruajtura me bashkësi të shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Një pjesë të rëndësishme të sipërfaqes së mbrojtur e përfshinë edhe zona për rekreacion dhe pushim, në të cilën gjenden livadhe, si dhe infrastruktura e ndërtuar.

Përveç pishinës e cila ka kushte mjaft të mira, aty janë edhe fusha e futbollit dhe basketbollit.

Nuk mungon as këndi i lodrave dhe restorantet e ndryshëm, por gjithashtu është e vendosur edhe një pllakë informues që tregon për hapësirën dhe krejt çka gjendet në këtë park.

Masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur me florë e faunë.

Nga hulumtimet e deritashme janë të evidencuara 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulta. Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...