Gërvalla thotë se kjo Qeveri nuk do ta shkelë Kushtetutën

Nesër seanca për referendum, ja cilat parti nuk do të marrin pjesë

Gërvalla ka reaguar për zhvillimet e fundit.

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka thënë se Qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën.

Në një postim në Twitter, Gërvalla ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe nëse kërkohet nga miqtë më të ngushtë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.

Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

Menjëherë pas refuzimit të kërkesës së Quint-it nga ana e qeverisë, ambasadorët e shteteve të Quint-it u takuan me Kurtin, Osmanin, Konjufcën e Gërvallën.

Pas takimit, Kurti njoftoi para mediave se është thirrur seancë e jashtëzakonshme nesër në ora 14:00.

Edhe pse AAK e LDK e mbështetën vendimin e Kurtit, PDK njoftoi se do nuk do të jetë prezent në Kuvend.

Lajme me shume...