Gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit të plagosur në Kaçanik, flasin mjekët nga QKUK

Vrau 40 deri në 60 rusë në ditë/ Snajperisti më vdekjeprurës në botë rikthehet në Kanada, kështu po mbrohet nga zemërimi i Rusisë

Hasan Berisha ka mbetur i vrarë dje në Kaçanik ndërsa vëllai i tij Kastriot Berisha i plagosur.

Kastriot Berisha është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderin ka folur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Ne e kemi kryer operacionin mbrëmë. I njëjti ndodhet në mjekim intensiv”, ka thënë shkurt Syla.

Por si ndodhi i gjithë rasti?

Gjatë ditës së djeshme Hasan e Kastriot Berisha u sulmuan me armë zjarri.

Hasan Berisha mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes teksa Kastriot Berisha u plagos në qafë.

Krimi ka ndodhur në lokacionin e njohur si “Fusha e Pajtimit” ”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Policia përmes raportit 24 orësh.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë.

Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije.

Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.