Gjenerali shqiptaro-amerikan: Ramushi me protesta po kërkon rrëzimin e Qeverisë – Amerikanët, nuk do ta lejojnë

Protestat e organizuara për rritjen e pagës minimale për veteranët, sipas gjeneralit shqiptarë në Amerikë, Muharrem Maralusha, nuk e kanë qëllim thjesht rritjen e pagës. Ata sipas tij, po përdoren edhe veteranët e rrejshëm nga Ramush Haradinaj dhe të tjerë me qëllim të rrëzimit të Qeverisë, dhe Albin Kurtit.

Sipas tij, këto përpjekje nuk janë duke u pëlqyer në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe po konsiderohen, si ‘zhurma të rrezikshme’. Këto cilësime sipas tij, janë bërë edhe në zyrën e emisarit Gabriel Eskobar.

Këto pëpjekje sipas tij do të dështojnë, sepse është e ditur që mundësitë buxhetore janë të kufizuara.

Në vijim postimi i plotë i gjeneralit Maralusha.

“Në zyrën e Eskobarit po “pëshpëritet se RAMUSH HARADINAJ. Asht tue e ba një zhurmë të rrezikshme. Një zhurmë që nuk po i pëlqen aspak Departamentit të Shtetit të SHBA-ve’. Fjala është se Ramushi po i përformon të ashtuquajtunit veteranët e rrejshëm me e distabilizue QEVERINË E ALBIN KURTIT. Ramushi po kërkon që Qeveria t’ia hyp minimumin e rrogave veteranëvë, që sot është minimalja 170 euro, tue e dit që Qeveria nuk ka me pas mundësi me i mbulue këto kërkesa. Ramushi ka paralajmërue demonstratë të veteranëve. Qëllimi i Ramushit është rrëzimi i Qeverisë dhe vet me ardhë në krye të Qeverisë. Këtë gja, SHBA-ja NUK DO TA LEJOJ”, ka shkruar Maralusha në postimin e tij.