Gjermania mbyll fazën e parë të pandemisë, Merkel: Ja sa zgjat distancimi fizik!

Kriza e Covid 19/ BE-ja pret recension historik

Kriza e Covid 19/ BE-ja pret recension historikKancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ka folur me liderët e të 16 landeve gjermane, teksa ka bërë të ditura lehtësimin e disa masave të izolimit, pas shpërthimit të koronavirusit.

“Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “kjo është faza e hershme e pandemisë, e cila do të jetë aty gjatë”. Distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndonëse masat tjera do të lehtësohen gradualisht.

Pjesëtarë të të dy familjeve tani do të lejohen që të takohen në publik, ka thënë ajo. Merkel ka thënë edhe se të dhënat e fundit nga Instituti gjerman Robert Koch, që raporton rreth të rejat të fundit për koronavirus, janë “lajme shumë të mira”.

“Shifrat tani janë të ulëta, kjo është diçka për të cilën jam e kënaqur”, ka thënë ajo.Megjithatë, kufizimi i sërishëm i masave do të fillojë të zbatohet nëse numri i të infektuarve rritet sërish. Gjermania deri më tani ka regjistruar më shumë se 167,000 të infektuar me koronavirus dhe më pak se 7,000 persona të vdekur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !