Gjermania në alarm, shpërthejnë rastet e reja me koronavirus

Gjermania ka regjistruar 741 raste të reja me COVID-19, një rritje e beftë kjo që e çon në mbi 180 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 39 pacientë tjerë kanë vdekur si pasojë e efekteve të sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8,450.Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa ai i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel.

Si pjesa më e madhe e Europës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit. Në 27 maj, kancelarja gjermane, Angela Merkel porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse. “Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !