Gjermania zgjat rregullat e distancimit social deri më 29 qershor

Qeveria gjermane dhe drejtuesit e landeve vendosën që të zgjasin rregullat për distancim social deri më 29 qershor për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Marrëveshja e së martës, e konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë vjen pas një përplasje se sa shpejt duhet të lehtësohen masat, që e kanë ndihmuar Gjermaninë për të mbetur me raport më pak negativ se vendet tjera në Evropë sa i përket vdekjeve nga koronavirusi.

Nën marrëveshjen e re, grumbullimet publike deri në 10 persona do të lejohen nga 6 qershori.

Kancelarja Angela Merkel kishte sugjeruar fillimisht zgjatjen e rregullit për distancim social, që kërkon njerëzit të rrinë larg njëri-tjetrit së paku 1.5-metra distancë, deri më 5 korrik, me lideren që frikësohet nga një valë e dytë e rasteve.

Gjermania deri tani ka 8372 vdekje, më pak se Italia, Spanja, Franca e Britania dhe lehtësimi i parë i masave duket se nuk ka shkaktuar shpërthim të rasteve të reja.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !