Gjiko dhe Majk paralajmërojnë këngën e re

Kënga e Ledrit, Kidës dhe Butrintit “vidhet” nga këngëtarët serbë

Dy nga artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare, Gjiko dhe Majk, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale.

Megjithatë, dyshja e famshme nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti dhe se kur do të publikohet.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që Asdren Gjikolli ia ka vënë postimit.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë prurje.

Kjo vjen pas “Gjoni” që Gjiko e solli vetëm dy javë më parë dhe që u prit tejet mirë nga publiku.

Kënga për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube.