“Gjindet” Behgjet Pacolli, shikoni se si ka hy në Kosovë

“Gjindet” Behgjet Pacolli, shikoni se si ka hy në Kosovë

Liderit të AKR’së i janë shfaque prapë probleme të reja me cimerin e tij, pasi është karantizuar në konvikte.

Pasi fillimisht cimeri ia kërkoi 500 euro borxh, Pacolli është zhytur në një debat të thellë me të lidhur me një fjalim kontravers të Bacit në një tubim zgjedhor, kur ishte ngatërruar me fjalët dhe asesi nuk e kishte zgjidhur çështjen se nëse dikush e gënjen atë, a ishte budallai ai apo gënjështari.

“Nëse ti m’ke rrejt mu e unë t’kom besu, budalla jam unë që t’kom besu, jo budalla je ti, jo budalla jam unë…”, kishte thënë Pacolli atëbotë.

Lidhur me këtë, cimeri i tij ka provokuar Pacollin.

“Ah more bac, vallahi mirë e ke pasë, po budalla që je kanë”, i ka thënë cimeri Pacollit.

“Të lutem mos ofendo. Sepse u solla mirë me ty. Unë nuk jam budalla sepse nëse ti me gënjen mua dhe unë të besoj, budalla jam unë, por unë s’të besoj. Budalla je ti”, ia ka kthyer me nervozë Pacolli.

Debati ka vazhduar. Duket se ende nuk është zgjidhur dilema.