Gjuha Turke do bëhet Gjuhë Zyrtare ne Shqiperi edhe në Turqi do mësohet Shqip inshalla !

Gjuha Turke do bëhet Gjuhë Zyrtare ne Shqiperi edhe në Turqi do mësohet Shqip inshalla !

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.

Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të  inkurajojnë  mësimdhënien  dhe nxënien  e  gjuhës  zyrtare  të  palës  tjetër,  si  dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e  gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Ndikimi turk në rajon, Rama i prerë: Erdogan nuk ka asnjë influencë në  Shqipëri!