“Gjykata Speciale u themelua sepse dështuam në drejtësi”

Tomë Gashi sqaron se çfarë ka ndodhur sot në komunikimet e tij me Gjykatën SpecialeGjykata Speciale u themelua sepse dështuam në drejtësi, kështu ka thënë Kraja.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se dështimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë ia ka hapur derën formimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka shtuar se Kosova ka rrezikuar të bëhet në një vend i krimit të pandëshkuar dhe se kjo gjë nuk është lejuar nga ndërkombëtarët.

“Gjykata nuk është e drejtë për Kosovën – kurdo që është marrë vendimi. Nuk është e drejtë sepse në luftën e fundit, Kosova ka qenë viktimë”.

“Problemi është se si u themelua [Gjykata Speciale] dhe në cilin kontekst? Neve nuk na intereson se çfarë ndodhi, por çfarë në pret. Ndodhi ajo që ne e dimë – dështoi sistemi i drejtësisë në Kosovë – ky është formulimi i parë që e ja ka hapur derën Gjykatës Speciale”.

“Tani duhet të them, Kosova rrezikoi që të bëhet një vend i krimit të pandëshkuar. Rrezikoi që të bëhet një vend ku nuk sundon ligji. Kosova nuk kishte vendosur raporte të drejta me drejtësinë”.

“Duke pasur parasysh se Kosova ishte projekt ndërkombëtar, sistemi i drejtësisë nuk dështoi vetëm në raport me shqiptarët, por edhe me serbët”.

“Ka shumë vrima brenda këtij korpuzi mbi të cilat funksionon drejtësia. Ministri aktual u bë ministër sepse refuzoi procesin e vetingut. Në një rrethanë të këtillë ku sistemi i drejtësisë dështon, atëherë çfarë mund të pritnim ne?”.

Kraja ka theksuar se është e papranueshme që Serbia nuk i ndëshkon kriminelet që janë identifikuar.

“Nuk dyshoj që ka padrejtësi, Gjykata Speciale është e padrejtë sepse ne ishim viktimë në luftë”, ka thënë ai në Klan Kosovë.

“Gjykata Speciale si e tillë, pavarësisht nga kundërshtimet që mund t’i ketë, ajo do të funksionojë. Ne nuk mund të krijojmë një ide se Kosova nuk e do drejtësinë sepse kjo ide ka filluar të marrë një shtrirje brenda dhe jashtë”.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk e cenon luftën e UÇK-së në asnjë pikë të sajën”.

“Nëse ka pasur individë që kanë bërë krime, atëherë ata le të ndëshkohen. Krimi është individual, nuk ka ndëshkim kolektiv. Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe kjo bashkësi nuk mund të lejonte që ky investim të dështonte”.

“Gjykata Speciale e ka qëllim që ta pastrojë Kosovën nga një barrë të cilën s’ka pse ta mbajë”.

Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !