Greqia hap ishujt, nis shërbimi i trageteve

This Morning viewers in uproar after travel expert highlights ‘loophole’ for people wanting to travel

This Morning viewers in uproar after travel expert highlights ‘loophole’ for people wanting to travel

Greqia rinisi sot shërbimin e rregullt të trageteve, ndërsa baret e restorantet gjithashtu janë celur tejsa vendi po shton përpjekjet për të shpëtuar sezonin e tij turistik. Udhëtimi në ishuj ishte bllokuar pas vendosjes së karantinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në fund të marsit. Të vetmit që u lejohej qasja ishin rezidentët e përhershëm, si dhe furnitorët e ushqimeve.

Por rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit, bëri që qeveria greke ta nisë sezonin e pushimeve tre javë më herët sesa data e parashikuar e 15 qershorit. Greqia ka raportuar vetëm 2.900 raste dhe 171 vdekje nga pandemia. Italia numëron mbi 33,000 jetë të humbura nga Covid 19, Spanja 29,000 dhe Turqia 4,340.

Në tragetet greke do të funksionojnë në vazhdimësi rregullat e distancimit social si dhe kufizimi i numrit të pasagjerëve. Shërbimet shëndetësore të luftës kundër virusit të drejtuara nga shteti po shtrihen edhe nëpër ishuj, e mësohet se deri tani njësitë e kujdesit intensiv janë vendosur në Lesbos, Samos, Rodos, Zakintos dhe Korfuz, si dhe në objektet ekzistuese të Kretës.

Turizmi është pjesë thelbësore e ekonomisë greke, duke kontribuar drejtpërdrejt me më shumë se 10% të GDP-së vendit. Mbi 34 milion vizitorë udhëtuan drejt Greqisë e kaluar, duke shpenzuar atje sipas të dhënave të qeverisë, plot 18.2 miliardë euro.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !