Greqia po u “shet” pasaporta britanikëve që të lëvizin lirshëm në BE

Ç’është “turizmi hakmarrës”, metoda që po përdor Kina për të rigjeneruar industrinë?

Të frikësuar se nuk do të mund të lëvizin lirshëm në Bashkimin Europian pas zyrtarizmit të Brexit, britanikët po blejnë pasaporta greke.

Gazeta greke “Ekathimerini” thotë se që nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja disa muaj më parë, qindra britanikë po blejnë prona në ishujt grekë, në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten qytetarë europianë.

Ekspertët grekë të sektorit të pronave parashikojnë një rritje të mëtejshme të kërkesës për pasaporta greke nga investitorët britanikë gjatë muajve të ardhshëm. Kjo falë njerëzve të interesuar për të marrë një leje qëndrimi greke apo edhe një pasaportë greke, në mënyrë që ata të mund të lëvizin lirshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian pas përfundimit të Brexit brenda pak muajsh.

Në këtë kontekst, siç thanë kohët e fundit zyrtarë të firmës globale “Henley & Partners” në Greqi dhe Qipro ka pasur një rritje të interesit për “blerjen” e pasaportave përgjatë javëve të fundit, pasi kërkesat janë 50% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar.

Programi Grek i Vizave të Arta kërkon 250,000 euro investim në pronë, ndërsa 300,000 euro nëse dëshironi pasaporta qipriote, por që të marrë shtetësisë greke investitori duhet të ketë jetuar në Greqi për të paktën shtatë vjet.

Mediat greke thonë se programi i Vizave të Arta, i cili është ngrirë praktikisht për shkak të pandemisë, mund të rifillojë me një vrull edhe më të madh, duke arritur Qipron. Mbi të gjitha, blerësit e pasurive nga Britania janë renditur ndër më aktivët në tregun grek të pasurive të patundshme prej disa vitesh. Më zyrtarizmin e Brexit, tani do të kenë një nxitje shtesë për të investuar në Greqi.(Gazeta SI)

The post Greqia po u “shet” pasaporta britanikëve që të lëvizin lirshëm në BE appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !