Greva në arsim po kritikohet nga prindërit

Në arsim po paralajmërohet grevë.

Klasët në shkollën Qamil Batalli në Prishtinë, asnjë të enjte nuk ishin kaq të qeta. Kjo, pasi që ora e parë, njëjtë sikurse në të gjitha institucionet arsimore u braktisë nga mësimdhënësit. Andaj edhe nxënësit nuk u paraqitën fare.

Shkak për këtë ishte greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Por, për dallim nga mësimdhënësit, drejtori i shkollës Qamil Batalli në Prishtinë, Liridon Maliqi nuk po e përkrah vendimin e SBASHK-ut.

Megjithatë, Maliqi shprehet se përkrahë kërkesën e mësimdhënësve për pagë më dinjitoze.

Grevën e mësimdhënësve nuk po e mbështesin as prindërit. Por, dikush ka një tjetër ide për mësimdhënësit.

Mendim të njëjtë ka edhe Rinor Qehaja – drejtor i Institutit EdGuard. Sipas tij, ndërprerja e procesit mësimor është e padrejtë ndaj nxënësve.

Greva njëorëshe e mësimdhënëse, është zhvilluar në të gjitha institucionet e arsimit në vend.

E madje në njërën nga shkollat i pranishëm ishte edhe kreu i SBASHK-ut.

Nëse Qeveria nuk ulet të bisedojë me ta, Jasharaj paralajmëroi protestë më 20 ma