Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga vajza e saj dhe dhëndrri.
Sipas policisë dy të dyshuarit janë arrestuar, derisa viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 15.06.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza dhe dhëndri i sajë janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare (dhëndri dhe vajza e viktimës). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.