Gruaja shkakton terror, masakron për vdekje të moshuarin dhe plagos 4 të tjerë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Uells, ku një i moshuar është goditur me thikë për vdekje dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë nga një grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një supermarket, ku burri ishte duke bërë pazar së bashku me bashkëshorten e tij, shkruan The Sun.

Ai ndërroi jetë në një mënyrë tragjike, ndërsa mësohet se një prej të plagosurve po lufton për jetën në spital. Shërbimi i Ambulancës Uells tha që katër persona janë dërguar në spital, por nuk dhanë një azhurnim për gjendjen e tyre.

Blerësit ishin rreshtuar të tmerruar jashtë dyqanit në kohën kur gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, goditi me thikë një burrë në një furgon e më pas goditi për vdekje të moshuarin.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan gruan të kryejë këtë sulm fatal, policia po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !