Guardiola me një super transfer nga Barcelona

Milan nuk heq dorë nga Bakayoko, kjo është dëshira e lojtaritMan City vjen me një transferim nga Barcelona. Manchester City janë duke kërkuar të nënshkruajnë me Sergi Roberton e Barcelonës këtë verë. 28 vjeçari që mund të luaj si mesfushor qendror e po ashtu edhe në krahun e djathtë, përmes skuadrës së të rinjve kishte mbërritur në ekipin e parë të Barcelonës, dhe debutimin ia kishte mundësuar Pep Guardiola në vitin 2010. Mediet në Spanjë raportojnë se City kanë njoftuar katalanët për interesin e tyre, por thuhet se Roberto, që ka kontratë deri në vitin 2022, është i lumtur në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi net. Reprezentuesi i Spanjës kaloi dy sezone në skuadrën e parë me Guardiolan si trajner, duke fituar La Ligan, Kupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës. Roberto këtë sezon është paraqitur në 37 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar një gol, e duke bërë dy asistime.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !