Në stadiumin Etihad ata kanë kohë që po ndjekin Joao Felix-in.
Atletico gjithmonë e ka mbajtur portugezin larg klubit anglez. Deri në 70 milionë u përgatitën në kohën e tij për nënshkrimin e tij, por pa fat, përcjell ORAinfo.
Gazetari i ‘UOL Esporte’ Bruno Andrade raporton se City është ende i interesuar për Joao Felix. Trajneri Pep Guardiola nuk e ka harruar aspak sulmuesin e ‘Colchonero’.
Menaxheri do të ishte i kënaqur me dyshen e Haaland dhe Joao Felix. Megjithatë, për të tentuar të nënshkruajë me yllin portugez, City do të duhej të shkonte në merkato për t’i thënë lamtumirë disa lojtarëve.
Burimi i lartpërmendur thekson se vetëm në rast se City arrin të shesë Gabriel Jesus dhe Sterling, klubi do të bënte një ofertë për Joao Felix. Portugezi do të ishte i zgjedhuri nëse klubi anglez arrin të bëjë para me këto dy transferime./ORAinfo/