Gushti nis me mot të freskët, këto janë temperaturat

Dasmorët rrahën mes vete në një restorant në Drenas, intervenon policia

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimisht jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C, parashikon “Prishtina Weather”.

31.07.2022 – Ditëve të para të gushtit po parashihet të kemi mot stabil, kryesisht me diell. Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.