Habit Sazan Guri: Krishti ishte shqiptar dhe ka mbajtur plis

Ambientalisti i njohur shqiptar Sazan Guri ka dal me një pretendim të tij se Jezu Krishti ka qenë shqiptar dhe madje ka mbajtur edhe plis në kokë.

Ai këtë e ka sqaruar në variantin e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Krishti me plis, rastësi apo ………? Dihet se ndonjë xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!”