Haradinaj flet për rrugëtimin 20 vjeçar të AAK-së, thotë se do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

The Voice contestants join forces for NHS charity single after live final delayed

AAK thotë se e zbatojnë me përpikëri vendimin e Kushtetueses.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për formimin e Qeverisë.

Në 20 vjetorin e themelimit të AAK-së, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve që ka kaluar Kosova.

Haradinaj me këtë rast tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e respekton vendimin e gjykatës kushtetuese.

“Aleanca e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese me përpikëri”, tha ai.

Haradinaj para medieve ka folur edhe për rrugëtimin 20- vjeçar të partisë së tij. Sipas tij, AAK

“AAK ka qeverisur në dy mandate. Në mandatin e parë është krijuar MPB dhe ajo e Drejtësisë kompetencë e marrë nga UNMIK. Në drejtimin e AAK kemi vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës, ju kujtohet standardet para statusit, gjë e cila ka kulmuar me pavarësisën e Kosovës. Në planin lokal AAK ka qenë ndër partitë më të suksesshme ajo ka qeverisur e bashkëqeverisur në të gjitha komunat. SOt AAK udhëheq me 7 komuna dhe bashkëqeverisë me po aq”, tha Haradinaj.

Ai ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie që i kanë qëndruar pranë.

“Njerëz të moshave e profileve të ndryshme që janë shumë e vazhdimisht kanë ardhur . Shpia është e zotit dhe e mikut, Kosova sa është e jona është edhe e miqve tanë. Gëzuar AAK, gëzuar Kosovë”, tha ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !