Haradinaj nderon ambasadorin amerikan Frank Wisner me medalje

Për Ryven ka dalë vera, kaq shkurtë është veshur

Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Amerikë.

Haradinaj e nderon ambasadorin amerikan Frank Wisner me medaljen ‘Me besim në zot, atdhe e shtet’

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka nisur sot vizitat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me ambasadorin Frank Wisner.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se i ka ndarë ambasadorit medaljen ‘Me besim në zot, atdhe e shtet’, për kontributin e tij në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Frank Wisner. Ambasadorit Wisner i dhurova medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij të madh në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit tonë, shkroi Haradinaj.