Haradinaj tregon se i ka hequr rreth 5 mijë euro nga Trusti

A i tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator? Ali Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar që ta arsyetojë se tërheqja prej 10 deri në 30 për qind e mjeteve nga Trusti Pensional është mëse i domosdoshëm.

Haradinaj tha se Trusti s’është zgjidhje e duhur, por është zgjidhje e zorit, e në rast se dikush thotë që është zgjidhje e duhur kjo, sipas Haradinajt, është gabim.

“Thënë të drejtën, një qeveri e mençur, nëse bëhet kjo për shkak të një krize, ish dashur t’i quaj huazim, me ua kompensu ato mjete”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

Madje ai ka treguar se kur Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin pati lejuar tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, Haradinaj tha se kishte tërhequr rreth 5 mijë euro.

“Unë i kam tërhequr herën e fundit dhe ia kom dhuruar SOS-it. Kanë qenë rreth 5 mijë euro. Sa kam qenë unë në Hagë edhe unë i kam pasur fëmijët atje. Anita ka qenë e vetme dhe është dashur të vijë në vizitë e vetme dhe në shenjë mirënjohje ua kam dhuruar ato para”, ka thënë Haradinaj.

Trusti do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e së mërkurës.