Haradinaj uron Begajn, ka një premtim për të

Shqipëria sot ka zgjedhur Presidentin e ri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar Bajram Begaj, për marrjen e postit president të Shqipërisë.

Haradinaj po ashtu i ka premtuar bashkëpunim vëllazëror Begajt.

“I nderuar President, nga zemra ju uroj mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë!”, shtoi ai.