Haradinaj ‘vulos’ marrëveshjen me LDK-në e kryer, s’ka asnjë detaj tjetër

26 vjeçarit iu bë testi për koronavirus pas vdekjes, doli negativ

Haradinaj: Marrëveshja me LDK-në e kryer, s’ka asnjë detaj tjetër.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për Qeverinë e re ka përfunduar dhe se nuk ka mbetur që të diskutohet asnjë detaj tjetër.

“Dihet që deri tash janë arritur marrëveshjet dhe ka një dakordim për programin qeverisës, pra nuk ka ndonjë aspekt që ka mbetur i hapur në atë marrëveshje”, tha Haradinaj.

Haradinaj teksa ka folur për rastin tragjik ku vdiq 26 vjeçari nga Gjilani, tha se kjo është tragjike, duke shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Është e dhimbshme, i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë ndi dhimbje”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës, Haradinaj ka bërë homazhe te Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. Nga aty, Haradinaj ka thënë se e ka për nderë të qëndrojë pranë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, raporton EO.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !