Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës për media ka potencuar se në Kosovë do të ketë vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Haxhiu pas kthimit nga Venecia në të cilën tregoi se kanë marrë pjesë të premten në seancën plenare të Komisionit të Venecias, tha se nga sot Republika e Kosovës ka filluar një epokë të re.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Së pari në marrëdhëniet me një trupë të Këshillit të Evropës siç është Komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj, një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës është e gatshme të krijojë kushtet që të hapet rruga për një luftë të përhershme kundër krimit të organizuar”, ka thënë Haxhiu.