Hellas Verona-Milan, befasi në formacionet zyrtare

U KRY! Për këtë fanellë do të luajë Torreira

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka bërë dy ndryshime në formacionin fillestar për ndeshjen kundër Hellas Veronës, krahasuar me skuadrën që mundi Fiorentinën një javë më parë.

Rossonerët, janë aktualisht një pikë prapa Interit (i cili luajti të premten) dhe kështu do të kërkojnë të rimarrin kryesimin në garën e Scudettos sonte. Pioli, siç u tha, ka vendosur të bëjë dy ndryshime dhe të dy janë në sulm, përcjell ORAinfo.

Alexis Saelemaekes do të zëvendësojë Junior Messias, i cili ishte mjaft i padukshëm në krahun e djathtë herën e fundit jashtë. Për më tepër, Rade Krunic do të zëvendësojë Brahim Diaz pas Olivier Giroud dhe ai do të shpresojë të gjejë sërish rrjetën në Stadio Bentegodi.

XI zyrtare e Milanit (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Stol:Mirante, Tătărușanu; Ballo-Touré, Florenzi, Gabbia, Romagnoli; Bakayoko, Bennacer, Díaz, Messias; Ibrahimoviq, Rebiq.
Verona zyrtare XI (3-4-2-1): Montipo; Casale, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Iliç, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone.

Pankina: Berardi, Boseggia, Chiesa; Depaoli, Frabotta, Retsos, Šutalo; Hongla, Praszelik, Veloso; Cancellieri, Lasagna./ORAinfo/