Hetime për rastin e familjes së komandantit Adem Jashari/ Në Serbi është dëshmitari që flet publikisht për masakrën

Ymeri: Kurti në SHBA bëri një marrëveshje shumë të mirë

Përkundër se kanë kaluar 24 vite nga masakra në familjen Jashari dhe vrasja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rreth 3 vite, nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj atyre që shkaktuan këtë krim.

Në familjen e Shaban Jasharit, në Prekaz, u vranë dhe u masakruan 55 anëtarë të familjes, në mesin e së cilëve kishte gra dhe fëmijë. Për këto krime, Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetim që nga viti 2021, shkruan Insajderi.org.

Ende asnjë aktakuzë. Ndonëse janë intervistuar shumë dëshmitarë e siguruar prova material të nevojshme, por pa rezultat. Në përgjigjen e tyre konfirmohet Prokuroria Speciale ka intervistuar dëshmitar të shumtë dhe ka grumbulluar prova të rëndësishme që qojnë në zbardhjen e një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), është duke hetuar rastin e vrasjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjarëve të tij gjatë luftës në Kosovë. Gjatë hetimit janë intervistuar dëshmitarë të shumtë dhe janë siguruar provat materiale të nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Për shkak të procedurës hetimore, ata thonë se nuk mund të japin më shumë detaje se deri ku ka arritur hetimi. Por, Insajderi ka mësuar se ekziston një dëshmitar në Serbi i cili ka marrë pjesë në rastin e familjes Jashari dhe i njejti ka shpjeguar në detaje ngjarjen.

Avokati Kujtim Kërveshi i cili ka mbrojtur viktimat e luftës ka thënë se ky dëshmitar duhet të jetë në dëshmitë e siguruar nga Prokuroria Speciale.

“Ne kemi njohuri se ne Republikën e Serbisë ka një dëshmitar i cili ka marre pjese ne rastin e familjes Jasharaj, i njëjti ka shpjeguar publikisht ne detaje ngjarjen dhe shpresoj se prokuroria jone speciale tashme ishte dashur ta këtë atë deklarim ne publik te siguruar dhe te transkriptuar për nevoja te hetimit dhe ushtrimit te aktakuzës”, tha ai. Ekzistojnë edhe një sër fotografi e dokumentarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së familjes Jashari. Shkrimin e plotë lexo tek Insajderi.org