Historia prekëse e nënës me koronavirus që lindi e intubuar, bashkimi pas 1 muaji (FOTO)

Një tjetër histori frymëzuese dhe prekëse vjen nga Brazili në këto kohëra të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një nënë e cila po luftonte me virusin vdekjeprurës dhe ishte në gjendje të pandërgjegjshme, e intubuar me një aparat oksigjeni, arriti të sillte në jetë një foshnje, të cilën ajo mundi ta përqafonte vetëm mbas një muaji pasi fitoi betejën me koronavirusin.

“Vetëm Zoti e di sa më mungonte ajo qenie që kisha brenda vetes”, tregon 42-vjeçarja Rusia Goes pasi takoi vajzën e saj.

Goes ishte në muajin e tetë të shtatëzënisë kur më 24 prill, u shtrua në spitalin e Santa Lúcia të Rio de Janeiro për probleme me frymëmarrjen dhe simptomat e tjera të Covid-19. Dy ditë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua dhe kaloi në gjendje të pavetëdijshme. Mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej një operacioni cezarian.

Pas operacionit, Goes shkoi në reanimacion dhe u transferua në një spital tjetër ku qëndroi e lidhur me respiratorin deri më 8 maj. Në datë 9 ajo pa për herë të parë vajzën e saj në një video.

Foshnja rezultoi negative në testin për virusin dhe qëndroi në izolim derisa nëna u shërua. Më 20 maj, pas rreth një muaji, Goes kishte mundësinë të përqafonte vajzën e tij të vogël për herë të parë.

“Të jesh në gjendje ta mbash atë ishte aq emocionuese,” tha infermierja për Daily Mail.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !